Sporti

Simone Inzaghi nuk mendon të punojë në Itali, po mëson anglisht

04/30/2026 14:43
nga:Mergim Rreci

Trajneri italian Simone Inzaghi ka deklaruar se nuk është i interesuar të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë, pavarësisht zërave që e lidhin me këtë post.

Ai aktualisht është trajner i ekipit Al-Hilal dhe është i kënaqur me jetën dhe punën atje. Sipas tij, eksperienca në Arabinë Saudite është shumë pozitive – si për jetën personale, ashtu edhe për kushtet e punës, transmeton GazetaBlic Sport.

Inzaghi u shpreh se ndihet i nderuar që përmendet si kandidat për Italinë, por nuk ka ndërmend të largohet nga klubi i tij aktual, pasi ka ende kontratë dhe është i përqendruar te puna që po bën.

Ai gjithashtu foli për dështimin e Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, duke thënë se i vjen keq, por është i bindur se futbolli italian do të rikuperohet.

/GazetaBlic Sport/