Trajneri i Burnleyt, Scott Parker, është larguar nga klubi me pëlqim të ndërsjellë, tetë ditë pas rënies nga Premier League.
Skuadra e Armando Brojës, u mposht 1-0 nga Manchester City më 22 prill, duke rënë në Championship për herë të dytë brenda tre vitesh, transmeton GazetaBlic Sport.
Ata kanë fituar vetëm katër nga 34 ndeshjet e tyre në ligë këtë sezon dhe kanë marrë vetëm një pikë nga tetë ndeshjet e fundit.
Ndihmësi i Parkerit, Mike Jackson, do të marrë drejtimin e skuadrës për katër ndeshjet e fundit të sezonit, duke filluar me ndeshjen e së premtes kundër Leeds United .
/GazetaBlic Sport/


