Nol Nushi nga PSD thotë se ka shumë pak shpresë nga kjo opozitë e cila sipas tij është dorëzuar përballë këtij pushteti, raporton GazetaBlic.
Nushi në një intervistë për GazetaBlic, thekson se krejt potenciali i tyre është tek lidhjet e shkurta se si të arrihet ndonjë pikë të përqindjes prej votave me shumicë që i ka pushteti.
“Nuk kam asnjë shpresë tek subjektet aktuale politike, natyrisht jo nga pushteti por kam shumë pak shpresë edhe nga kjo opozitë e cila sic duket që është e dorëzuar përballë këtij pushteti dhe krejt potenciali i tyre është tek lidhjet e shkurata, rrugët e shkurta qysh me nuk ndonjë pikë të përqindjes prej votave me shumicë që i ka pushteti”, tha ai.
Tutje thekson se këto zgjedhje duhet të prodhojnë një opozitë të re dhe më të fuqishme.
Nushi tutje bën të ditur, se PSD ka vendosur të garojë pikërisht për të ofruar këtë alternativë për qytetarët e pakënaqur me këtë qeverisje.
“Unë besoj që këto zgjedhje duhet me prodhu dicka të re, një opozitë të re prandaj edhe PSD ka vendos që në këto zgjedhje me garu dhe me ia dhënë qytetarëve një opsion, ata që janë të pakënaqur me këtë qeverisje me votu PSD që kjo PSD me i bë opozitë qeverisjes që ka me ardh sepse nuk kemi asnjë dilemë që Kurti ka me i fitu prap zgjedhje, dilemat janë vetëm te rezultati dhe unë kam frikë që as te rezultati nuk ka shumë shpresë”, përfundoi Nushi për GazetaBlic.


