Liverpooli ka konfirmuar se pret që Mohamed Salah të rikthehet në fushë para përfundimit të sezonit.
33-vjeçari pësoi një dëmtim në kofshë fundjavën e kaluar në një fitore 3-1 ndaj Crystal Palace.
Megjithatë, klubi konfirmon se ky është një problem i vogël dhe pret që egjiptiani të rikthehet në fushë për Reds.
Salah po largohet nga Liverpooli si lojtar i lirë në fund të sezonit, kështu që rikuperimi i tij do të thotë një shans për tifozët për t’i thënë lamtumirë. Ndeshja e fundit e sezonit do të zhvillohet më 24 maj kur Reds do të presin Brentfordin në Anfield.
/GazetaBlic Sport


