Lajme

AAK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Haxhiut për zgjedhjet, përfaqësohet nga Ardian Gjini

04/29/2026 18:24
nga:Genita C

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e takimit konsultativ të thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është konfirmuar pranimi i ftesës, si dhe pjesëmarrja në këtë takim, ku kjo parti do të përfaqësohet nga Ardian Gjini.

“Po, kemi marrë ftesë nga Albulena Haxhiu për takim të përbashkët të partive politike lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në takim dhe do të përfaqësohet nga Ardian Gjini”, ka konfirmuar AAK për GazetaBlic.

Takimi i Haxhiut me partitë politike, nesër në ora 15:00 – LDK’ja përfaqësohet nga Jehona Lushaku Sadriu

Albulena Haxhiu fton në takim nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve, PDK konfirmon pjesëmarrjen