Sipas gazetarit turk Yagiz Sabuncuoglu, Andy Robertson ka marrë një ofertë nga Fenerbahce.
Agjenti i mbrojtësit të Liverpoolit ka udhëtuar për në Stamboll dhe ka dëgjuar një ofertë për lojtarin, i cili pritet të largohet nga Anfield si lojtar i lirë.
Roberson e ka marrë në konsideratë ofertën, megjithëse bisedimet nuk do të vazhdojnë deri në zgjedhjet presidenciale të Fenerbahce në fillim të qershorit.
32-vjeçari kërkohet gjithashtu nga Tottenham, por ekipi anglez duhet të sigurohet që të qëndrojë në elitë për ta transferuar atë.
/GazetaBlic Sport


