Lajme

Tragjike në Pejë: Një person humb jetën në vendin e punës

04/29/2026 12:55
nga:G B

Një rast i rëndë është shënuar të mërkurën në qytetin e Pejës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar se një person ka humbur jetën në vendin e punës.

Gashi tutje theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.