Sonte, duke filluar nga ora 20:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës në futsall.
Në këtë finale do të përballen FC Prishtina 01 dhe FC Liqeni, dy skuadra që kanë treguar formë të mirë gjatë gjithë garës.
Në këtë finale pritet të ketë interesim të tifozëve dhe atmosferë sportive. Në Superligë dukshëm më mirë qëndron skuadra e Prishtinës 01, e cila ndodhet në pozitën e dytë, teksa Liqeni është në pozitën e gjashtë.
Megjithatë, finalet gjithmonë kanë dëshmuar se janë të paparashikueshme, prandaj edhe këtë herë pritet lojë e fortë dhe e baraspeshuar.


