Kapiteni i Paris Saint-Germain, Marquinhos, dha një deklaratë të shkurtër, por emocionale, menjëherë pas fishkëllimës së fundit të fitores së pabesueshme 5:4 ndaj Bayern Munich.
Duke folur për Canal+, mbrojtësi brazilian theksoi se ndeshja kishte qenë një kënaqësi e vërtetë si për lojtarët në fushë, ashtu edhe për të gjithë tifozët që e shikonin.
“Të gjithë tifozët e futbollit e shijuan këtë ndeshje,” filloi Marquinhos.
“Ishte një kënaqësi e vërtetë të luaja në fushë. Këto janë ndeshjet për të cilat ëndërrojmë gjatë gjithë vitit”.
Kapiteni i parizienëve nuk mungoi ta lavdëronte kundërshtarin e tij, duke theksuar në mënyrë diplomatike mentalitetin bavarez për fitore.
“Të dyja ekipet kanë këtë mentalitet të mos dorëzimit dhe të ecin përpara. Ishte një ndeshje e bukur futbolli dhe pres që të jetë e njëjta gjë edhe në ndeshjen e dytë”, tha ai.
“Kemi këtë avantazh të vogël, por duhet të shkojmë atje me mentalitetin e duhur për të fituar përsëri”, ishte deklarata kategorike e liderit të PSG-së.
/GazetaBlic Sport


