Seanca e thirrur në orën 23:00 për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, ende nuk ka nisur.
Deputetët kanë filluar të mblidhen në sallë, megjithëse shihet se mungojnë ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Seanca mbahet në orën e fundit para se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit.
Kandidate për presidente janë Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.
Kryeministri Kurti në konferencën e mbajtur për media kërkoi nga LDK-ja t’i japin nënshkrimet e tyre dhe në këtë mënyrë të tërhiqet nga kandidimi, kandidatja e tyre, Hatixhe Hoxha.
Edhe pak kohë ka mbetur, nëse pritet të kemi President të ri apo vendi shkon sërish në zgjedhje.
/Gazeta Blic/


