Blerim Canaj, ka kritikuar opozitën për, siç tha ai, mungesë aktivizimi dhe përballjeje në Kuvend, raporton GazetaBlic.
Ai deklaroi se nuk mund të ndërtohet “momentum politik” me heshtje apo mungesë prezence, duke theksuar se detyra minimale e opozitës është të jetë aktive në Kuvend dhe të kundërshtojë veprimet e pushtetit.
Sipas Canajt, në situata kur qeveria bën shkelje serioze, opozita duhet të jetë e pranishme dhe të informojë qytetarët, duke e quajtur të papranueshme, siç u shpreh ai, tërheqjen nga përballja politike.


