Lajme

Jehona Lushaku Sadriu: Albin Kurti nuk po e don Vjosa Osmanin Presidente

04/28/2026 18:17
nga:Genita C

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, thotë se kryeministri Albin Kurti nuk është i gatshëm për kompromis me LDK-në, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, Kurti synon të sfidojë rendin kushtetues.

Postimi i plotë:

TRI TË VËRTETA QË S’MUNDEN ME U FSHEHË

Albini Kurti nuk po e don Vjosa Osmanin Presidente.

Albini Kurti nuk po don kompromis me LDK-në.

Albini Kurti deshti me e përmbys rendin kushtetues.

Kaq e thjeshtë është.

Kjo në fakt nuk është krizë politike. Është krizë e një njeriu që s’pranon rend e ligj!

Ky njeri, fatkeqësisht po na dërgon sërish në zgjedhje.