Lajme

Kurti: Kryetari i LDK-së s’tregon se se për kë i ka ato 15 nënshkrime dhe më thotë mua a mi garanton votat, kjo s’është serioze

04/28/2026 17:09
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në konferencën e mabjtur për media ka folur në lidhje me nënshkrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kurti tha se kryetari i LDK-së ‘nuk po tregon se për kë i ka ato 15 nënshkrime’ dhe sipas tij të njëjtit po i thotë t’ia sigurojë votat.

“Kryetari i LDK-së nuk tregon se për kë i ka ato 15 nënshkrime dhe më thotë mua a mi garanton ti mua 66 vota në kuti që janë të fshehura aty. Pra 15 nënshkrime, pa emër të përveçëm sipër me datën e pardjeshme ua tregon juve, jo mua, dhe thotë ‘ a mi garanton ti mua 66 vota në kuti’. Kjo është totalisht e palogjikeshme, nuk është serioze. Kush do të bashkëpunoj me LVV-në duhet të na e sjell listën me 15 nënshkrime dhe me emrin e kandidates/tit të LDK0-së për President dhe pastaj atyre 15 nënshkrimeve ne ua shtojmë edhe 15 të tjera pasi që të flas unë me profesoreshën Hatixhe Hoxha sepse po të ishte edhe PDK-ja do të mund të vinin nga PDK-ja, prandaj ne patëm thënë tre kandidatë”

“Le të mban Kryesia e LDK-së mbledhje, le të tregon se për çfarë janë këto 15 nënshkrime, t’ia qet datën e sotme, për kë janë ato nënshkrime dhe ne mandej ja bashkangjesim edhe tjerat edhe vijmë në seancën Kuvendit” tha Kurti para mediave raporton “Gazeta Blic”.

LIVE: