Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, lidhur me procesin e propozimeve për çështjen e presidentit, raporton GazetaBlic.
Kurti deklaroi se, pavarësisht disa takimeve mes tyre, Abdixhiku nuk ka ofruar asnjë propozim konkret, por vetëm refuzime.
Ai u ndal edhe te lista me 15 nënshkrime për Vjosa Osmani, duke thënë se ajo u prezantua vetëm pas seancës dhe jo në mënyrë institucionale para saj.
Sipas Kurtit, kjo tregon mungesë serioziteti dhe qëllim për bllokim, pasi lista e publikuar vonë në mbrëmje nuk specifikonte qartë qëllimin dhe mund të ishte dorëzuar zyrtarisht tek institucionet përkatëse.
“Unë, Lumir Abdixhikun e kam takuar disa herë, nuk ka pasë asnjë propozim, ka pasur vec refuzime, sa i përket paraqitjes së djeshme të Lumir Abdixhikut përme 15 nënshkrimet për Vjosa Osmanin, ata dolën pas seances, para seancës nuk e dhanë asnjë propozim, kjo flet qartë për qëllimin. Letra me 15 nënshkrime do të mund t’i ofrohej VV’së në mënyrë institucionale, ose tek Arbërie Nagavci ose tek unë, sepse në ora 23:00 dolën me një listë ku ishin emrat e tyre, është shumë interesant nuk shkruhej për kë janë emra, dukej si të ishte ndonjë listë për ndonjë debat parlamentar”, tha Kurti.


