Rafael Leao është në një rënie dhe nuk e ka gjetur ritmin e tij prej gati dy muajsh, ndërsa Milani ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit.
Kjo ka bërë që ylli të përballet me kritika, jo vetëm në mediat sociale.
Ndërsa tonet janë ngritur, ylli tani ka zgjedhur të mbyllë llogarinë e tij në Instagram, raporton Maisfutebol.
Milani është i treti në Serie A, që do të thotë se është në garë për në Ligën e Kampionëve, dymbëdhjetë pikë pas liderit Inter.
/GazetaBlic Sport


