AC Milan po shqyrton seriozisht mundësinë për të shitur sulmuesin francez Christopher Nkunku, vetëm një vit pasi e transferoi nga Chelsea për rreth 37 milionë euro.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit kuqezi janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për 27-vjeçarin gjatë merkatos së ardhshme verore, pasi lojtari nuk ka arritur të justifikojë pritshmëritë dhe çmimin e tij në “San Siro”.
Nkunku iu bashkua Milanit në verën e vitit 2025 me shumë bujë, pas një periudhe jo të qëndrueshme te Chelsea, ku pati vështirësi të tregojë potencialin e plotë për shkak të dëmtimeve dhe formës së paqëndrueshme.
Transferimi i tij në Itali u pa si një mundësi për ringjallje, por deri më tani ai nuk ka arritur të bëjë ndikimin e pritur.
/GazetaBlic Sport/


