Në këtë mesjavë zhvillohet xhiroja e 31-të në Superligën e Kosovës.
Tri ndeshje do të zhvillohen të mërkurën, kurse dy të tjera të enjten, shkruan GazetaBlic Sport.
Drita dhe Prishtina përballen nesër në Gjlan, kurse Llapi e pret Prishtinën e Re në Podujevë. Nesër, Malisheva dhe Gjilani duelojnë poashtu në stdiumin ‘Liman Gegaj’.
Të enjten, Drenica sfidon Ballkanin në ‘Bajram Aliu’, kurse Ferizaj dhe Dukagjini, dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës përballen edhe në Superligë.
Të gjitha takimet luhen me fillim nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/


