Sporti

Rodrigo jashtë fushave për 10 muaj pas operimit të kryer

04/28/2026 10:56
nga:Mergim Rreci

Anësori i Real Madridit, Rodrygo, do të jetë jashtë fushave për gati 10 muaj, raporton AS.

Lajmi vjen si një tronditje për “klubin mbretëror” dhe tifozët e tij, të cilët do të duhet të bëjnë pa shërbimet e një prej figurave të tyre kyçe për një periudhë të zgjatur, transmeton GazetaBlic Sport.

Lojtari brazilian është përballur me një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe meniskut lateral në gju, një nga dëmtimet më serioze në futbollin modern.

Për këtë arsye, 25-vjeçari do të humbasë Kupën e Botës që do të zhvillohet në Amerikën e Veriut këtë verë, gjë që është një goditje e madhe si për të ashtu edhe për ekipin kombëtar brazilian.

/GazetaBlic Sport/