Lajme

Gani Geci: LDK i paska pasur 15 nënshkrime, Kurti tentoi ta përçajë familjen Jashari!

04/27/2026 23:28
nga:L J

Ish-deputeti, Gani Geci, ka reaguar publikisht lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Në reagimin e tij, Geci ka përgëzuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, që ka pasur e 15 nënshkrime.

Ai ka drejtuar gjithashtu kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se ky i fundit nuk ka pasur vullnet për bashkëpunim me presidenten Vjosa Osmani dhe se ka tentuar të krijojë përçarje brenda familjes Jashari.

Ja postimi i tij:

“Bravo LDK, bravo Lumir Abdixhiku. LDK i paska pasur 15 nënshkrime!
Tani u pa qartë se Albin Kurti nuk e ka dashur Vjosa Osmanin. Ai tentoi ta përçajë familjen Jashari: fillimisht tentuan ta propozojnë Murat Jasharin dhe, pas refuzimit të tij, pas një muaji tentuan ta propozojnë vëllain e tij, Bekim Jasharin.
Mjafton ky veprim për të parë fytyrën e tij të vërtetë. Për këtë, bravo Rifat Jashari që e ruajte familjen tuaj nga kjo përçarje”, shkruhet në postimin e Gecit.

/GazetaBlic