Lajme

Koci: Albin Kurti ka me u mbajtë në mend si njeri që e ka përdhosë Republikën

04/27/2026 21:18
nga:Gazeta Blic

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se Albin Kurti ka me u mbajtë në mend si njeri që e ka përdhosë Republikën.

Reagimi i plotë:

Çka nuk kemi parë në këto 26 vitet e pasluftës në skenën politike. Plot gabime, pazare, mashtrime e tradhti. Ama idiotizmat që po i shohim sonte janë të paprecedentë.

Albin Kurti ka me u mbajtë në mend si njeri që e ka përdhosë Republikën.

Pushtetin e mori me premtimin për dinjitet institucional. Po don me e mbyll me degradim institucional, me lojëra të vogla, bllokada e me trajtim të shtetit si pronë partie.

Turp!

Na keni gërditë shtetin.