Lajme

Xhelili: 2 orë seancë për të mos u përgjigjur në një pyetje: A i keni 66 vota për Vjosa Osmanin?

04/27/2026 19:59
nga:Genita C

Doarsa Kica-Xhelili ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje pas seancës dyorëshe për çështjen e presidentit, duke thënë se nuk iu dha përgjigje pyetjes kyçe nëse ekzistojnë 66 vota për Vjosa Osmani, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, në mungesë të kësaj përgjigjeje, seanca është përdorur për “bartje faji” dhe propagandë.

Kica-Xhelili theksoi se opozita ka ofruar një propozim konkret dhe një emër jopartiak si zgjidhje për të shmangur krizën, duke kërkuar përgjigje të qartë “Po ose Jo” nga shumica.