Lajme

Tahiri kujton Shemsi Ahmetin, bën homazhe tek shtatorja e tij

04/26/2026 15:46
nga:Genita C

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka bërë homazhe në përvjetorin e komandantit të Shalës së Bajgorës, Shemsi Ahmeti, raporton GazetaBlic.

Ai ka vizituar shtatoren e tij dhe më pas familjen, ku u takua me vëllain e të ndjerit.

Tahiri vlerësoi lart jetën dhe veprën e Ahmetit, duke theksuar se kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar.