Lajme

Fillojnë punimet në rrugën e rëndësishme Korishë-Kabash, investim 4.1 milionë euro

04/26/2026 15:06
nga:Genita C

Dimal Basha ka njoftuar nisjen e punimeve në rrugën Korishë–Kabash në Prizren, një projekt 6.7 km i gjatë me vlerë 4.1 milionë euro, i financuar nga Qeveria e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në ceremoninë e fillimit mori pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti.

Projekti synon përmirësimin e lidhjes me rrugën rajonale R-118, lehtësimin e qarkullimit dhe nxitjen e zhvillimit lokal, veçanërisht në turizmin malor.