Sporti

Prishtina dhe Gjilani barazojnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

04/25/2026 22:01
nga:Mergim Rreci

Prishtina dhe Gjilani kanë barazuar në ndeshjen e sotme.

Takimi i zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ përfundoi me shifrat 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Jarovic realizoi nga penalltia për epërsinë e Gjilanit, por menjëherë Bllaca barazoi shifrat dhe vendosi epilogun përfundimtar.

Prishtina mbetet në vendin e tretë me 45 pikë, kurse Gjilani në vendin e katërt me 44 pikë.

/GazetaBlic Sport/