Lajme

MINTI publikon çmimet e derivateve për sot: Nafta 1.65, benzina 1.42, gas 0.87

04/25/2026 09:29
nga:Y I

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan të lejuara për sot për derivatet e naftës.

Nafta sot mund të shitet deri në 1.65, benzina 1.42, ndërsa gazi 0.87.

Krahasuar me dje, tavani për naftën u rrit për dy centë dhe po kaq u rrit edhe për benzinën.