Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media ka theksuar se për të shmangur edhe një proces të mundshëm zgjedhor dhe për të ruajtur stabilitetin institucional ftojnë PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri nga legjislatura e 10-të.
Në komunikatë thuhet se ‘këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike’.
“Për këta të tre do të siguroheshin së paku 90 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me atë rast, paraprakisht do të tërhiqeshin nga kandidatura Zëvendës-kryeministri dhe Ministri i punëve të jashtme dhe diasporës Glauk Konjufca e deputetja Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku. Koha është e kufizuar. Për shkak të afateve kushtetuese, presim përgjigje nga subjektet opozitare deri të dielën në mbrëmje” thuhet në komunikatë raporton “Gazeta Blic”.
‘Një zgjidhje duhet të gjendet, sepse ajo është e mundshme’ përfundon komunikata e LVV-së.
Postimi i plotë:


