Napoli ka dhuruar një paraqitje spektakolare duke mposhtur bindshëm Cremonesen me rezultatin 4-0, në një ndeshje ku dominimi i skuadrës vendase ishte i plotë nga fillimi deri në fund.
Takimi u zhbllokua shumë herët, në minutën e 3-të, kur Scott McTominay shënoi për 1-0 pas një asisti të Kevin De Bruyne. Napoli nuk u ndal me kaq dhe vazhdoi të ushtrojë presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit.
Në minutën e 45-të, Rasmus Hojlund dyfishoi shifrat pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Matteo Politano, duke i dhënë qetësi skuadrës para pushimit.
Vetëm pak çaste më vonë, në shtesën e pjesës së parë (45+3’), ishte sërish protagonist De Bruyne, i cili realizoi golin e tretë dhe vulosi një pjesë të parë perfekte për napolitanët.
Edhe në pjesën e dytë, ritmi i lojës mbeti në favor të Napolit. Në minutën e 52-të, Alisson Santos realizoi golin e katërt, duke vendosur rezultatin përfundimtar.
/GazetaBlic Sport/


