Lajme

Flet djali i axhës së Afrim Bunjakut: Presim dënim maksimal për të tre terroristët!

04/24/2026 12:55
nga:Y I

Sot do të merret vendimi i Gjykatës për rastin e sulmit terrorist në Banjskë, ku edhe mbeti i vrarë polici kosovar, Afrim Bunjaku.

Në një intervistë për Kosova Live një familjar i policit të vrarë, Arton Bunjaku.

Ai ka thënë se presin një vendim për dënim maksimal dhe se çdo vendim tjetër do të ishte i papranueshëm.

“Presim një vendim të drejtë, jo vetëm për këtë pjesë të grupit, por që edhe pjesa tjetër të dorëzohet e të dalin para drejtësisë”, ka thënë ai.