Sporti

Qlirim Avdulli në super formë, shumë skuadra brenda dhe jashtë vendit të interesuara për të

04/23/2026 19:49
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i majtë i Ferizajt, Qlirim Avdulli, po kalon një nga periudhat më të mira të karrierës së tij, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës në këtë sezon.

26-vjeçari ishte vendimtar në dy ndeshjet gjysmëfinale ndaj Llapit, ku ndikimi i tij u ndje dukshëm në të dy takimet. Veçanërisht në ndeshjen e zhvilluar në Podujevë, Avdulli kontribuoi me një asist të rëndësishëm, duke ndihmuar Ferizajn të sigurojë një fitore me peshë drejt finales.

Forma e tij e lartë nuk ka kaluar pa u vënë re. Për Avdullin tashmë ka interesim konkret nga klube në Ukrainë dhe Rumani, ndërsa ai po monitorohet nga afër edhe nga disa prej skuadrave më të mëdha në futbollin kosovar.

Sezonin e kaluar, Avdulli regjistroi plot 10 asistime, ndërsa në këtë edicion ka arritur tashmë në kuotën e 6 asistimeve, duke dëshmuar vazhdimësi dhe rritje të performancës.

/GazetaBlic Sport/