Ish-trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic, do të marrë drejtimin e Athletic Bilbaos.
Trajneri 43-vjeçar nënshkroi një marrëveshje paraprake me “Luanët” disa javë më parë dhe do të marrë drejtimin e ekipit nga sezoni i ri, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi i emërimit të tij.
Ekipi bask drejtohet aktualisht nga Ernesto Valverde, i cili ka drejtuar Athletic Bilbaon që nga viti 2022, por në mars njoftoi largimin e tij në fund të sezonit.
Terzic ishte në krye të Borussia Dortmund në dy periudha – nga viti 2020 deri në vitin 2021 dhe nga viti 2022 deri në vitin 2024.
Nën udhëheqjen e tij, “verdhëzinjtë” fituan Kupën e Gjermanisë në vitin 2021 dhe luajtën në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2023/2024.
/GazetaBlic Sport/


