Lajme

Haradinaj: Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike

04/23/2026 14:54
nga:Sh R

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së akademik Rexhep Qosja.

Ai ka vlerësuar se Kosova ka humbur një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh në fushën akademike.

“Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike. Përpjekjet e pandalshme të Akademik Qosja, veçanërisht në avokimin e të drejtave të shqiptarëve gjatë periudhave të vështira të okupimit, mbeten dëshmi e qartë e kontributit të tij të jashtëzakonshëm në jetën publike dhe shkencore. Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh në fushën akademike, por vepra, mendimi dhe trashëgimia që la pas do të mbeten përgjithmonë pjesë e kujtesës dhe historisë sonë. I përjetshëm qoftë kujtimi për akademik Rexhep Qosja”, ka shkruar ai.