Sporti

Finalja e Kupës së Kosovës pritet të luhet me 21 maj

04/23/2026 13:06
nga:L J

Dukagjini – Ferizaj është finalja e Kupës së Kosovës për sezonin 2025-2026.

Dukagjini dje eliminoi Ballkanin, pasi fitoi me rezultatin e thellë 6-2, teksa Ferizaj fitoi ndaj Llapit me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Finalja e Kupës së Kosovës për këtë sezon pritet të zhvillohet me 21 maj.

Dy skuadrat kërkojnë trofeun e madh dhe njëkohësisht daljen në Europë.

/GazetaBlic Sport