Sporti

Haaland: Nuk mendoj për golat, mendoj vetëm për fitoren

04/23/2026 10:39
nga:L J

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, tha se “rezultati është e vetmja gjë që ka rëndësi” pasi ‘Citizens’ mposhtën ngushtë Burnleyn 1-0 në Premier League.

City doli në krye të renditjes, me pikë të barabarta me Arsenalin, por me më shumë gola të shënuar se londinezët.

Norvegjezi shënoi golin e vetëm, megjithëse skuadra e tij pati 28 gjuajtje, nëntë prej të cilave ishin në portë.

“Kishim shumë raste, por jam i lumtur, fituam dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Gjithçka ka të bëjë me fitoren, pavarësisht se si. Ne përpiqemi të luajmë futbollin tonë dhe thjesht përpiqemi të fitojmë. Kjo është ajo që na duhet në mentalitetin tonë. Unë nuk mendoj për golat, mendoj vetëm për fitoren”, tha Haaland.

Manchester City dhe Arsenal kanë të dyja nga 70 pikë nga 33 ndeshje dhe një diferencë identike golash prej plus-37 me vetëm pesë ndeshje të mbetura në ligë. City është në krye, pasi shënuar tre gola më shumë se Gunners.

City do të përballet me Southamptonin në gjysmëfinalet e Kupës FA të shtunën, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës do të përballet me Evertonin në Premier League më 4 maj.

/GazetaBlic Sport