Lajme

Çmimet tavan të derivateve për sot në Kosovë: Nafta 1.64€, benzina 1.39€, gasi 0.87€

04/23/2026 09:36
nga:Sh R

Ministria e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve në Kosovë për ditën e sotme.

Një litër naftë gjatë së enjtes do të shitet për 1.64 euro. Çmimi i këtij derivati një ditë më pare ka qenë 1.65 euro/liter.

Kurse, një litër benzinë do të shitet për 1.39, derisa çmimi i gasit është 0.87.