Mundo Deportivo ka minimizuar frikën e një dëmtimi serioz të Joao Cancelos, i cili u nxor nga fusha në pjesën e parë gjatë fitores së Barcelonës kundër Celta Vigos mbrëmë.
Vlerësimet mjekësore kanë zbuluar se mbrojtësi portugez ka pësuar vetëm një goditje në kofshën e djathtë, duke lehtësuar frikën e një dëmtimi muskulor.
Cancelo pritet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e fundjavës në La Liga kundër Getafes.
Megjithatë, nga ana negative, fitorja e Barcës u “prish” nga dëmtimi i Lamine Yamal në kofshë, me spanjollin në rrezik të kalojë disa javë jashtë fushave.
/GazetaBlic Sport


