Sporti

Zyrtare: Chelsea shkarkon trajnerin Rosenior

04/22/2026 18:41
nga:Mergim Rreci

Chelsea e ka shkaruar trajnerin Liam Rosenior.

Ndeshja e fundit e Rosenior ishte një humbje 3-0 ndaj Brighton në Amex, tranmseton GazetaBlic Sport.

Edhe pse Rossinier nënshkroi me Chelsean deri në vitin 2032, kontrata e tij u ndërpre vetëm 106 ditë pas nënshkrimit.

“Në emër të të gjithëve te Chelsea, dëshirojmë të shprehim zyrtarisht mirënjohjen tonë për Liam dhe ekipin e tij për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës që kaluan në klub.”

Liam është sjellë gjithmonë me integritetin dhe profesionalizmin më të lartë që nga emërimi i tij në mes të sezonit”, ka shkruar klubi anglez.

Callum McFarlane do të marrë drejtimin e ekipit si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit me mbështetjen e stafit ekzistues të klubit.

/GazetaBlic Sport/