Siç raportohet nga Le Parisien, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, do të festojë ndeshjen e tij të 800-të me Les Parisiens në ndeshjen e sotme të Ligue 1 kundër Nantes.
Al-Khelaifi mori drejtimin e ekipit në vitin 2011, pasi QSI (Qatar Sports Investment) bleu PSG-në dhe që atëherë e ka transformuar Les Parisiens në një gjigant dhe dinasti globale.
Si një fuqi financiare dhe një nga klubet më të pasura në botë, Les Parisiens tërhoqi disa nga yjet në botë nën mbretërimin e Al-Khelaifit.
Al-Khelaifi do të jetë krenar për faktin se PSG është skuadra më e mirë në Evropë për momentin.
Ekipi i Enriques kryeson renditjen e Ligue 1 këtë sezon dhe do të përballet me Bayern Munich në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
/GazetaBlic Sport


