Sporti

Muriqi titullar ndaj Valencias, synon golin e radhës

04/21/2026 18:25
nga:Mergim Rreci

Mallroca dhe Valencia përballen pas pak në La Liga.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 19:00, atje ku sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi do të luajë nga minuta e parë.

‘Pirati’ kosovar është vetëm dy gola larg Kylian Mbappe si golashënuesi më i mirë në La Liga dhe pikërisht në ndeshjen e sotme, synon që së paku ta barazojë atë.

Ja formacionet zyrtare:

Mallorca: Roman, Mojica, Valjent, Mascarell, Maffeo, Darder, Morlanes, Costa, Torre, Asano, Muriqi

Valencia: Dimitrievski, Gaya, Tarrega, Pepelu, Correia, Ramazani, Rodriguez, Ugrinic, Lopez, Sadiq, Beltran

/GazetaBlic Sport/