Sporti

Ngritje rekord e Kosovës në ranglistën e FIFA-s, pas dy fitoreve të fundit

04/21/2026 15:31
nga:L J

Kombëtarja e Kosovës në katergorinë e vajzave ka shënuar dy fitore të mëdha gjatë këtij muaji në parakualifikime për Kupën e Botës.

Për shkak të fitoreve, në ranglistën e FIFA-s ka pasur një ngritje të lartë.

Kosova tani bën pjesë në pozitën e 81-të, 11 pozita më lartë, duke shkruar kështu një tjetër sukses të madh.

Vashat “dardane” dy herë mposhtën Bullgarinë gjatë këtij muaji.