Pep Guardiola ka zbuluar se është riorganizuar me skuadrën e Man City pas fitores ndaj Arsenalit për t’i mbajtur ata përsëri në top formë.
“Ne folëm menjëherë në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes të dielën për t’u përqendruar,” tha Pep në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes me Burnleyn.
“Arsenali është në krye të ligës, nëse përfundon tani ata do të jenë kampionë. Duhet të shohim se si ata [lojtarët] do të rikuperohen, jo vetëm nga loja e vështirë që patëm emocionalisht dhe fizikisht.
“Gjashtë ndeshje të mbetura, e dimë saktësisht se çfarë mund të ndodhë me ose pa rezultate.
“Ne shkojmë në Burnley dhe duhet të performojmë në nivelin që duhet të bëjmë. Ne shkojmë për të fituar ndeshjen sepse kjo është ajo që na duhet”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


