Pas vendimit të gjykatës për dënimin me burgim të përjetshëm të Naim Murselit dhe Granit Plavës për vrasjen e Liridona Ademajt, ka ardhur reagimi i familjes.
Vellai i saj, Leonard Ademaj, tha se ajo që ndodhi sot është ajo që kanë thënë nga fillimi.
“Faleminderit shume qe ishit prezentë. Ajo çfarë u vërtetua sot është ajo që kemi thënë nga fillimi”
“Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne por edhe për Liridonën dhe fëmijët e saj të cilët nuk do ta shohin më nënën e tyre përjetësisht. Ky dënim duhet të jetë mësim për ata që mundohen apo krijojnë mundësi të bëjnë një gjë të tillë” tha vëllai i Liridonës pas vendimit raporton “Gazeta Blic”.
Ndërsa personi tjetër i përfshirë në këtë vrasje, Kushtrim Kokalla, është dënuar me 30 vjet burgim.


