Ish-trajneri ikonik i Arsenalit, Arsene Wenger, ka ndarë mendimet e tij mbi garën për titullin e Premier Ligës.
Pas fitores së Manchester Cityt ndaj “Topçinjve” në fundjavë, Wenger ka deklaruar se është i bindur se ish-skuadra e tij do të triumfojë në fund të sezonit.
“Unë besoj se Arsenali do ta fitojë ligën. Unë besoj thellësisht. Më duket mua si logjikë e shëndoshë”, pohoi ish-trajneri.
“Më pëlqejnë Eze, Odegaard, Havertz dhe Madueke që sulmojnë. Manchester City nuk do të bëjë një fund të sezonit perfekt”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


