Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka pranuar një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në përfundim të mandatit të saj.
Në letrën e tij, Presidenti Trump shpreh mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm duke theksuar se Osmani ‘do të lërë një trashëgimi të rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vedit’
Osmani, nga ana e saj, ka falënderuar Presidentin amerikan për letrën dhe mbështetjen, duke ritheksuar se lidhja ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve mbetet e fortë dhe e qëndrueshme.
“Lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë” shkruan Osmani.
Shkrimi i plotë:


