FC Ferizaj ka zyrtarizuar rikthimin e Arsim Abazi në krye të shtabit teknik, në një përpjekje për të rikthyer stabilitetin dhe rezultatet pozitive pas një periudhe sfiduese.
Para pak ditësh, Ferizaj ndau rrugët me Nevil Deden, teksa tani në krye të ekipit kthehet Abazi.
Deklarata e plotë e klubit:
“Arsim Abazi rikthehet në klubin tonë
Arsim Abazi rikthehet në krye të shtabit teknik të FC Ferizaj, në një vendim të shumëpritur dhe të kërkuar fuqishëm nga tifozët ferizajas. Pas një periudhe sfiduese, klubi ka vendosur t’i besojë sërish një figure që e njeh shumë mirë ambientin, filozofinë dhe shpirtin e skuadrës.
Ky rikthim nuk përfaqëson vetëm një ndryshim në pankinë, por edhe një mesazh të qartë për stabilitet dhe ambicie më të mëdha. Besimi i tifozëve ndaj Abazit ka qenë gjithmonë i fortë, duke reflektuar lidhjen e veçantë mes tij dhe qytetit.
Nën drejtimi e tij, pritet që FC Ferizaj të rikthejë identitetin dhe frymën garuese, duke synuar rezultate pozitive dhe arritjen e objektivave të sezonit me më shumë siguri dhe motivim”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


