Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë gjetur armë, pajisje ushtarake dhe granata dore në veri të vendit.
Sveçla ka njoftuar se ato janë gjetur në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut.
Ministri Sveçla ka theksuar se nuk do të ndalen deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal.
“Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet. Si dje, edhe sot.Sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake. Nga kushtetutshmëria cep më cep, te kontrolli pëllëmbë për pëllëmbë.Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal” shkruan Sveçla raporton “Gazeta Blic”.
Njoftimi i plotë:


