Lajme

Të shtëna me armë në Kiev, të paktën 5 të vdekur dhe 10 të plagosur

04/18/2026 18:58
nga:Y I

Në Kiev, një burrë hapi zjarr ndaj një turme, duke vrarë të paktën pesë persona dhe duke plagosur 10 të tjerë.

Forcat e policisë dhe ekipet speciale e neutralizuan atë, shkruan Ansa.

Sipas burimeve lokale, besohet se autori i të shtënave është një burrë rreth të gjashtëdhjetave, identiteti i të cilit nuk dihet. Sipas banorëve, burri i panjohur hapi fillimisht zjarr ndaj njerëzve. Më pas ai u barrikadua në një dyqan, duke marrë peng disa persona, përfshirë një roje sigurie.