Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave do të përballet sërish me Bullgarinë, sot nga ora 18:00, por kësaj radhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Grupit C2 të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.
Dardanet vijnë në këtë përballje pas fitores 3:1 në Sofje, duke konfirmuar formën e mirë në këtë cikël kualifikues. Kosova aktualisht kryeson grupin me nëntë pikë nga tri ndeshje, e ndjekur nga Kroacia me gjashtë pikë, ndërsa Bullgaria ka tri pikë dhe Gjibraltari mbetet pa pikë, transmeton GazetaBlic Sport.
Fitorja eventuale në këtë ndeshje do të përbënte një hap të madh drejt sigurimit të vendit të parë në grup, që garanton pjesëmarrjen në ‘play-off’ për kualifikim në Kampionatin Botëror, si dhe promovimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
Me këtë formcion zyrtar do të luajnë ‘Dardanet’:


