Lajme

Sveçla publikon emrin e serbit të arrestuar në Merdare i dyshuar për sulmin në Banjskë- ‘Koha e tolerancës ka përfunduar’

04/17/2026 22:18
nga:Y I

Prokuroria Speciale njoftoi se në Merdare është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë, dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.

Lidhur me këtë rast ka reaguar, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ai njoftoi se i arrestuari është Stefan Raduloviq.

Sveçla ka theksuar se koha e tolerancës tashmë ka përfunduar.

Postimi i plotë:

Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht.

Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut.

Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetushmëri e ligjshmëri.

Arrestohet në Merdare një person i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë