Agim Aliu, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Ferizaj, ku një nxënës ka vdekur sot, pasi që i njëjti ka pësuar arrest kardiak.
Aliu në telegramin e ngushëllimit shkruan se pesha e dhembjes është e rëndë dhe se fjalët janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe.
Postimi i plotë:
Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të nxënësit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Një jetë krejt në fillet e saj që u shua në lulëzimin e saj. Sa e rëndë pesha e dhembjes, fjalë që janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe.
Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij!
Zoti i dhëntë forcë familjes së tij!
Ngushëllime familjes, mësimdhënësve, nxënësve e bashkëmoshatarëve të tij!
Vdekja e 15-vjeçarit në Ferizaj, policia jep detaje: Pësoi arrest kardiak, është njoftuar prokurori!


