Sporti

Modric vendos kushte për të ardhmen te Milani

04/17/2026 20:08
nga:Mergim Rreci

Sipas raportimeve të fundit nga mediumi britanik Sky, mesfushori kroat Luka Modric ka vendosur disa kushte të qarta për të vazhduar aventurën e tij me AC Milan edhe pas këtij sezoni.

Veterani, i cili edhe pse në moshë të avancuar vazhdon të jetë një nga figurat kyçe të skuadrës, po e shqyrton me kujdes të ardhmen e tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Kontrata aktuale e tij skadon pas sezonit, ndërsa klubi italian është i interesuar ta mbajë edhe më tej në “San Siro”.

Tre kushtet e Modriçit

Sipas burimeve, Modriç nuk do të marrë një vendim të nxituar, por ka vendosur tre faktorë kryesorë që do të ndikojnë në qëndrimin e tij:

Forma fizike dhe niveli personal – kroati dëshiron të sigurohet që ende mund të luajë në nivelin më të lartë para se të zgjasë kontratën.
Ambicia sportive e klubit – ai kërkon që Milani të mbetet konkurrues për trofe të mëdhenj.
Vendimi pas Kupës së Botës 2026 – e ardhmja e tij lidhet ngushtë me performancën dhe ndjesitë pas këtij turneu madhor.

/GazetaBlic Sport/